Dafina Rexhepi shënon supergol për Stuttgartin
17.11.2026 14:10
Rexhepishënoi me goditje nga distanca në minutën e 46-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të Stuttgartit që humbi nga Bayer Leverkuseni 3:2....

Sulmuesja kosovare Dafina Rexhepi, të hënën mbrëma, shënoi me goditje nga distanca në minutën e 46-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të Stuttgartit që humbi nga Bayer Leverkuseni 3:2.
Ndeshja Stuttgart – Bayer Leverkusen i takoi xhiros së dhjetë të Bundesligës gjermane për futbolliste. Sulmuesja Rexhepi kompletoi takimin, ndërsa mori notën më të lartë.
Lumbardha Misini u paraqit për Leverkusenin nga minuta e 88-të. Stuttgarti zë vendin e nëntë me 11 pikë, kurse Leverkuseni në pozitën e pestë me 19 pikë.
