Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë shumë shpejt në Kuvend

17.11.2026 16:35

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska...

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëron se Ligji për Arsimin e Lartë shumë shpejt do të gjendet në seancë plenare, sepse ndryshimet janë të rëndësishme për procesin edukativo-arsimor të vendit, dhe se është në komunikimin të vazhdueshëm me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, që të njëjtat të futen në seancë plenare.

“Këto ligje janë e një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Unë kam biseduar me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe u kam theksuar se është e nevojshme që këto të realizohen sa më shpejt që është e mundur, dhe t’i fillojmë reformat. Këto ligje janë adekuat për kushtet tona, e të cilat janë sjellë pas një debati të gjerë me të gjitha universitetet dhe të gjitha palët tjera.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska: Do të gjendet zgjidhje për shujtën studentore

Janevska po ashtu foli edhe për shujtën studentore, për të cilën tha se do të ketë zgjidhje të reja, por për një gjë të tillë do të duhet kohë.

“Definitivisht me fillimin e vitit akademik do të kemi një zgjidhje të re, në të cilën do të përfshihen edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët ofrojnë shërbime ushqimore studentëve me çmime më të volitshme dhe me 20 për qind lirim, dhe jo vetëm të shujtës studentore, por edhe gjërave tjera që duan studentët t’i blejnë me paratë e tyre, po flasim çdoherë për gjëra ushqimore. Kjo nuk është e lehtë, sepse duhet të përfshihen rreth 30 mijë studentë dhe do të jetë në sistemin e vauçerëve. Me shumën aktuale për shujtën studentore aktuale prej 140 denarë ndahen diku rreth 16 dhe 17 milionë euro brenda një viti.”, - theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Këto pohime u bënë nga Janevska në aktivitetet për rehabilitimin e plotë dhe me efikasitet energjetik të konviktit studentor "Kuzman Josifovski - Pitu" në qendër të Shkupit.

Sipas Janevskës, objekti do të hapet para fillimit të semestrit të dytë të vitit aktual akademik, përkatësisht në janar të vitit 2027, një pasqyrë të punimeve ndërtimore për zbatimin e investimit me vlerë 10 milionë euro. (Fitim Kryeziu, TVM2)