8 të vdekur dhe 40 të lënduar në një shpërthim auto-bombë në Kobane
25.06.2015 10:12
Tetë persona kanë humbur jetën dhe 40 janë plagosur në shpërthim të një auto-bombe në qytetin sirian Kobane, në kufi me Turqinë, kumtoi TASS, duke i'u referuar agjencisë Anadolia...

Sipas informatave të agjencisë automobili i mbushur me shpërthyes është ngritur në ajër në një pikë kontrolluese.
Sipas të dhënave të kurdëve sirian, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë filluar sulme ndaj qytetit nga të tre anët.
Gjatë janarit SHI arriti ta pushtojë Kobanen, por ishte shtypur nga qyteti i forcave kurde për vetëmbrojtje.
Në luftërat për qytetin atëherë ishin vrarë mbi 600 xhihadistë.
