5 ditë pas rrëzimit të një aeroplani në Kolumbi, një nënë dhe një fëmijë gjenden të gjallë

25.06.2015 10:14

Ekipet e shpëtimit sot në xhunglën në pjesën veriperëndimore të Kolumbisë gjetën një nënë dhe fëmijët të mbijetuar, të cilët nga e shtuna konsiderohen të zhdukur pas rrëzimit të aeroplanit...

Tetëmbëdhjetëvjeçarja Neli Murlo dhe djali i saj Judier Moreno, i cili ende nuk ka një vit, janë gjetur në afërsi të vendit ku u rrëzua  aeroplani "Cesena 303".

Kjo është çudi e vërtetë. Bëhet fjalë për një shkretëtirë të madhe" deklaroi komandanti i forcave ajrore kolumbiane Hektor Karaskal.

Nëna dhe fëmija, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore, me helikopter janë transferuar në spital.

Piloti i aeroplanit Karlos Mario Kebalos e humbi jetën në fatkeqësinë ajrore, ndërsa shkaku për rrëzimin tani për tani nuk dihet.