Një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua në Arizonë
25.06.2015 10:50
Një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua mbrëmë vonë në shtetin federal Arizonë, ndërsa gjatë rrëzimit është përplasur në një gazpërçues dhe ka shkaktuar zjarr, njoftuan përfaqësuesit zyrtar amerikan...

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale, si dhe për llojin e aeroplanit.
Ekipet e shpëtimit menjëherë kanë arritur në vendin e fatkeqësisë, e cila ka ndodhur rreth 13 kilometra në veri nga Dalasi, në afërsi të kufirit me Meksikon.
Zëdhënësi i Administratës federale për aviacion deklaroi se aeroplani ka fluturuar nga baza ajrore Dejvis-Mauntan, e cila është në largësi prej 160 kilometra nga vendi i incidentit.
