Bruksel, negociatat me Greqinë vazhdojnë

25.06.2015 12:24

Takimi i ministrave të financave nga eurozona për zgjidhjen e krizës debitore greke mbrëmë përfundoi pa marrëveshje dhe pritet të vazhdojë sot...

Në kumtesën zyrtare të ministrave nga eurogrupi theksohet se negociatat do të vazhdohen sot. Pritjet nga negociatat e djeshme nuk u përmbushën, pasi u publikua se mbeten dallimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj për atë se çfarë reforma vendi duhet të miratojë në këmbim të ndihmës financiare.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, deklaroi mbrëmë se ka pak shpresë se do të arrihet marrëveshje me Greqinë në takimin e eurozonës.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, para nisjes për në Bruksel deklaroi se disa kreditorë nuk i pranojnë propozimet e Athinës për zhbllokimin e pagesës së ndihmës tjetër financiare.