Grimes shënon 10 trepikësha, Lakers mposhtin Charlotte pas vazhdimeve

18.11.2026 12:47

Los Angeles Lakers mposhtën Charlotte Hornets me rezultatin 118-114, pas një vazhdimi, duke e zgjatur serinë e tyre të gjatë të fitoreve....

Los Angeles Lakers mposhtën Charlotte Hornets me rezultatin 118-114, pas një vazhdimi, duke e zgjatur serinë e tyre të gjatë të fitoreve.

Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për “Liqenasit”, ndërsa protagonisti kryesor i saj ishte Quentin Grimes, i cili zhvilloi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij.

Basketbollisti i Lakers, Grimes, i cili deri më tani kishte një mesatare prej 9,2 pikësh për ndeshje, shënoi 47 pikë dhe realizoi dhjetë trepikësha nga 14 tentativa.

Luka Donçiç regjistroi 36 pikë dhe shtatë asistime për Lakers, të cilët gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ishin në disavantazh prej 18 pikësh. Slloveni dhe Grimes shënuan së bashku 70 për qind të pikëve të përgjithshme të Lakers kundër Charlotte.

Brandon Miller ishte më i miri te skuadra mysafire me 28 pikë, e cila pësoi humbjen e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit.

Rezultatet e tjera të NBA-së:

San Antonio Spurs e panë t'u ndërpritej seria prej 12 fitoresh radhazi, pasi u mposhtën në shtëpi me rezultatin 105-93 nga Detroit Pistons.

Fitoren e dytë sezonale e arriti Utah Jazz, të cilët në transfertë mposhtën Los Angeles Clippers me rezultatin 132-107.

New York Knicks mposhtën Toronto Raptors të martën në mbrëmje me rezultatin 111-102, duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi kundër Raptors.

Minnesota Timberwolves mposhtën në shtëpi Portland Trail Blazers me rezultatin 106-105.