Zverev siguron kualifikimin në gjysmëfinale të ATP Finals

18.11.2026 12:49

Zverev mposhti Sheltonin me rezultatin 6-2, 7-6 (4)...

Tenisti më i mirë në botë, gjermani Alexander Zverev, mposhti amerikanin Ben Shelton me rezultatin 6-2, 7-6 (4), në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin “John McEnroe” të ATP Finals në Torino.
 
Kjo fitore i siguroi atij kualifikimin në gjysmëfinale, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve.
 
Kjo ishte një përsëritje e finales së këtij viti të US Open, ku fitues doli sërish Zverev, i cili tani kryeson me rezultatin 7-0 në përballjet direkte ndaj Shelton.