Liga Evropiane e EHF-së, Pelisteri me përmbysje mposhti Gummersbachun
18.11.2026 12:51
Eurofarm Pelisteri shkaktoi një surprizë të madhe në xhiron e katërt të Ligës Evropiane të EHF-së...

Eurofarm Pelisteri shkaktoi një surprizë të madhe në xhiron e katërt të Ligës Evropiane të EHF-së, duke mposhtur skuadrën gjermane Gummersbach pas një drame të vërtetë hendbolli në palestrën “Boro Çurlevski” në Manastir.
Fitorja me rezultatin 29-28 ka një rëndësi të jashtëzakonshme për nënkampionin e Maqedonisë, i cili para kësaj ndeshjeje kishte vetëm një pikë të fituar dhe ndodhej në vendin e fundit në grup. Meritën më të madhe për triumfin e kishte Nikola Mitrevski, i cili zhvilloi një mbrëmje të shkëlqyer në portë, duke e përfunduar ndeshjen me 15 pritje. Më efikasi te Pelisteri ishte Filip Kuzmanovski me 7 gola, ndërsa te Gummersbachu, Milosh Vujioviç shënoi 8 gola.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Vjebeže triumfoi me rezultatin 35-34 kundër La Riojës. Vjebeže kryeson grupin me 6 pikë, Gummersbachu ka 4, ndërsa La Rioja dhe Pelisteri kanë nga 3 pikë. Ndeshja e ardhshme e Pelisterit është caktuar më 24 nëntor, në terrenin vendas, kundër Vjebežes.
