Filloi aksioni në Lazarat, grupi hetimor në vendin e ngjarjes

25.06.2015 12:32

Ka nisur mëngjesin e sotëm mësymja e forcave të policisë në Lazarat, në kuadër të kapjes së “Grupit të zjarrit”, një ditë pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve në këtë fshat...

Forcat RENEA kanë kryer kontroll në banesën e vëllezërve Aliko dhe në banesën e Sebastian Shurdhit. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se do të kontrollohet çdo cep i territorit të Lazaratit.

Në Fier, mbrëmjen e djeshme ishte dorëzuar Sebastian Shurdhi, i cili është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë-Gjirokastër.

Ndërkohë, grupi hetimor i Krimeve të Rënda mbërriti në vendngjarjen ku u qëllua efektivi i RENEA-s. Që nga momenti i krimit të djeshëm e deri më sot nuk ishte bërë këqyrja e vendit të krimit.