Maqedoni

Situata me mbeturinat, Kovaçevski: Po dëmtohet shëndeti

18.11.2026 15:38

Deputetët e opozitës kërkuan llogari nga ekzekutivi për keqmenaxhimin me mbeturinat dhe deponitë e egra....

Deputetët e opozitës kërkuan llogari nga ekzekutivi për keqmenaxhimin me mbeturinat dhe deponitë e egra. Dimitar Kovaçevski tha se pos dëmit në shëndet publik, kjo situatë bëhet edhe pengesë për investimet në këto rajone. 
 
“Edhe pse me vite përgatiten strategji, përpunohen studime, sigurohen mjete evropiane, paralajmërohen qendra rajonale, qytetarët akoma jetojnë me deponi të egra, me mbeturina të djegura, ajër të ndotur. Kjo nuk është vetëm çështje e higjienës komunale, bëhet fjalë për shëndet publik, për mbrojtjen e ambientit jetësor, por edhe për mënyrën se si menaxhohen paratë evropiane.”, - deklaroi Dimitar Kovaçevski nga LSDM.
 
Hoxha: Punojmë, e kemi prioritet
 
Mirëpo ministri Hoxha tha se vendosja e sistemeve rajonale për grumbullimin e mbeturinave mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Ambientit Jetësor.
 
“Mbetemi të fokusuar në ndërtimin e qendrave rajonale në rajone të vendit tonë. Sa i përket ndërtimit të qendrës rajonale në qytetin e Shën Nikollës, që do të përfshijë rajonin lindor dhe verilindor, është një proces i cili zhvillohet nga Ministria e Financave. Procedura është në vijim dhe zyrtarisht si ministri ende nuk kemi njoftim rreth procesit zyrtar. Ndërkaq vazhdojmë punën si ministri për përgatitjen e dokumentacioneve dhe procedurave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e edhe të tri qendrave të tjera rajonale.”, - theksoi ministri i Ambientit, Muhamet Hoxha.