SIRI, ISIS sërish uzurpon tokat e Kobanës
25.06.2015 12:35
Luftëtarët e ISIS-it kanë hyrë sërish në qytetin sirian, Kobane, dhe disa njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve mes militantëve dhe forcave kurde...

Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Forcat kurde morën këtë qytet në fillim të këtij viti, pas ndihmesës së dhënë nga ajri nga ana e ShBA-së.
Kjo fitore e tyre bëri bujë, pasi u pa si një humbje e madhe për ISIS-in. Grupi xhihadist ka pësuar një seri humbjesh në betejat me forcat kurde që pas largimit nga Kobane, në muajin janar.
