Samiti i APEK-ut, Putini e Xi Jinping kundër masave dhe kufizimeve

18.11.2026 16:12

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping...

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai kinez, Xi Jinping, në samitin e APEK-ut në Shenzhen, theksuan marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve, bënë thirrje për një rend botëror shumëpolar dhe kritikuan sanksionet perëndimore dhe proteksionizmin tregtar amerikan.
 
Para mbërritjes së Trampit, Xi bëri thirrje për tregti të lirë, pas kufizimeve të reja amerikane ndaj çipave kinezë për inteligjencën artificiale.
 
“Duhet të mbështesim tregtinë e lirë dhe të hapur. Hapja sjell përparim, ndërsa izolimi çon drejt prapambetjes.”, - deklaroi presidenti i Kinës, Xi Jinping.
 
Nga ana tjetër, Putini vlerësoi se sanksionet perëndimore dhe ndërprerja e furnizimeve me energji ruse po e godasin vetëm ekonominë evropiane.
 
“Evropa po humbet potencialin e saj industrial dhe avantazhin konkurrues, ndërsa borxhi dhe inflacioni po rriten.”, - theksoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Të tre liderët pritet të ulen nesër në të njëjtën tryezë, ku në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe Irani, tregtia, inteligjenca artificiale dhe armët bërthamore.(Fitore Nagavci, TVM2)