14 të prangosur në Lazarat
25.06.2015 12:47
Pas disa orësh kontrolle në fshatin Lazarat, policia ka arrestuar e 3 personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të “grupit të zjarrit”, duke e çuar në 14 numrin e të arrestuarve...

Pak minuta pas orës 6 të mëngjesit, RENEA dhe FNSH rinisën aksionin në Lazarat.
Me mjete të blinduara dhe shumë forca në terren nisi kontrolli banesë më banesë për të gjetur armët dhe personat e “grupit të zjarrit” dhe veçanërisht vrasësit e efektivit të policisë, Ibrahim Basha.
Personat e kapur deri më tani janë Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Medi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljan Nuri, Fatmir Gërveshi, Xhemil Gjolleshi, Rustem Mahmutaj si dhe Sebastian Shurdhi, raporton Top Channel.
