Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit Seksual, mekanizma të rinj për ndryshimin e gjendjes

18.11.2026 16:50

Çdo i dhjeti fëmijë në RMV, i moshës 12 deri në 17 vjeç...

Çdo i dhjeti fëmijë në RMV, i moshës 12 deri në 17 vjeç, që shfrytëzon internet në çfarëdo forme, është i ekspozuar ndaj abuzimit seksual. Kjo u theksua me rastin e 18 nëntorit - Ditës Botërore për Parandalimin dhe Rimëkëmbjen nga Shfrytëzimi Seksual, Abuzimi dhe Dhuna ndaj Fëmijëve. 
 
“Është vendosur edhe Qendra për Internet më të Sigurt, që d.m.th. se kemi aktivitete dhe rezultate konkrete në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve jo vetëm në jetën reale, por edhe në hapësirat digjitale. Duhet ta theksoj se shëndeti mendor viteve të fundit është sfidë e rrezikshme që përballen fëmijët. Kemi paraqitje që fëmijët përballen me mendime jo të mira, nuk mund të flasim vetëm për qasje për problematikë të caktuar. Gjithashtu dhuna mes fëmijëve moshatarë dhe bullizmi janë dukuri negative në shoqëri dhe në periudhën e ardhshme duhet bashkërisht të punohet në mënyrë  shumë serioze.”, - deklaroi drejtori i Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi”, Zharko Zmijanac.
 
““Impetus” bashkë me “Megjashin” e zbatojnë projektin “Internet i sigurt për fëmijë dhe të rinj” dhe në kuadër të këtij projekti përmes hartëzmit të të gjitha institucioneve që janë sot këtu, kuptuam se nuk mundemi të veprojmë veç e veç, duhet patjetër të bashkëpunojmë për të arritur rezultate.”, thanë nga Qendra për internet, zhvillim dhe menaxhim të mirë “IMPETUS”. 
 
Drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” njoftoi vendosjen e një mekanizmi të ri që do të jetë funksional me standarde evropiane, siç funksionon edhe në vendet e tjera evropiane.(Vlora Latifi - Topojani, TVM2)