Rasti “Lotaria”, Popovska: S’kam konstatuar shkelje të procedurës

18.11.2026 17:07

Procedura e provave në çështjen "Lotaria Shtetërore"...

Procedura e provave në çështjen "Lotaria Shtetërore" vazhdoi në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me pyetjen e dëshmitares eksperte Anita Popovska nga ana e ekipit mbrojtës të të pandehurit të dytë, Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe 6 të akuzuarve të tjerë.
 
Avokatët mbrojtës u fokusuan te ekspertiza e Prokurorisë Publike e bërë në qershor të këtij viti. Në të është konstatuar se procedura ka nisur në dhjetor të vitit 2022, ka pasur plan financiar dhe plan për furnizime publike që përfshinë edhe planin për investim. 
 
Në shkurt të vitit 2023 Qeveria ka miratuar të njëjtin plan, ndërsa në fund të majit Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për informacionin e Lotarisë Shtetërore. 
 
Më pas në qershor është miratuar informacioni, por pa vendim pasi në këtë rast Qeveria nuk ka pasur të drejtë vendimi, sepse ka vepruar në cilësinë e Kuvendit të aksionarëve. 
 
Ekspertja ka konstatuar në raportin e saj se në gusht të vitit 2023 bordi mbikëqyrës ka nisur procedurën, ndërsa pas janë siguruar 800 aparatet e prokuruara. 
 
Mbrojta e Bajramit dhe Grubit potencoi edhe faktin se në përputhje me ligjin, më 1 janar 2027 shteti do të jetë organizatori i vetëm i lojërave të fatit, gjë që e bën të pakuptimtë akuzën që rëndon ndaj tyre.