Të punësuarit në MPB pa sigurim shëndetësor, FSSh: Po punohet në gjetjen e zgjidhjes

18.11.2026 17:25

Rreth 11 mijë familje janë prekur nga ndërprerja e sigurimit shëndetësor...

Rreth 11 mijë familje janë prekur nga ndërprerja e sigurimit shëndetësor për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për situatën ka reaguar Sindikata e Pavarur e Policisë, e cila thotë se problemi është përsëritur gjatë riaktivizimit në sistem të punonjësve të MPB-së të përfshirë në procesin gjyqësor për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, të cilët paraprakisht ishin çregjistruar.
 
“Rreth 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor dhe nuk mund t’i realizojnë nevojat e tyre të zakonshme shëndetësore.”, thuhet në reagimin e sindikatës.
 
Nga sindikata kërkojnë që Fondi i Sigurimit Shëndetësor të gjejë një zgjidhje sistemore, duke theksuar se kontributet për sigurimin shëndetësor u ndalen rregullisht punonjësve nga pagat e tyre.
 
Fondi për Sigurim Shëndetësor kumtoi se statusi i sigurimit shëndetësor konstatohet përmes sistemit të automatizuar, në bazë të të dhënave për paraqitjet dhe kontributet e paguara, të cilat në mënyrë elektronike merren nga Drejtoria për të Ardhura Publike.
 
“Për momentin po punohet intensivisht në tejkalimin e gjendjes aktuale me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB, si dhe në gjetjen e zgjidhjes së përhershme sistematike me të cilën do të parandalohet përsëritja e situatave të këtilla.”, thuhet në njoftimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor.