CPJ: Egjipti në burgje mban 18 gazetarë
Egjipti mban numër rekord të gazetarëve në burg me qëllim që ta ngulfasë lirinë e shtypit, nën pretekstin se bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, njoftoi sot Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ)...

Në regjistrimin e burgut, që u zbatua më 1 qershor, CPJ zbuloi se të paktën 18 gazetarë egjiptian janë në burg për shkak të raportimit, që e japin numri më i madh i të burgosurve nga ky profesion pasi në vitin 1990 komiteti filloi t'i regjistrojë këto të dhëna.
"Kërcënimi me burg në Egjipt është pjesë nga atmosfera me të cilën autoritet kryejnë presion ndaj mediave ta censurojnë kritikën dhe ta ndalojnë komentimin e temave të ndjeshme" theksohet në raportin e CPJ-së.
Kryetari i lirisë së shprehjes në sindikatën egjiptiane për shtyp, Kales al Bashli, deklaroi se numri i gazetarëve të burgosur është ende më i madh, gjegjësisht arrin më shumë se 30 të burgosur.
"Arrestimet e gazetarëve në Egjipt shpesh janë të dhunshme dhe përfshijnë rrahje, abuzim, bastisje të shtëpive të tyre dhe konfiskim të pronës së tyre" sqarohet në raportin e CPJ-së.
