Ekonomi
Në muajin prill 81,2 për qind e energjisë elektrike nga burimet vendore
25.06.2015 14:08
Në muajin prill të këtij viti në vend është shpenzuar 683.333 megavat orë energji elektrike...

Në muajin prill të këtij viti në vend është shpenzuar 683.333 megavat orë energji elektrike, 7.706 milion metra kub gaz natyror normal, 546.021 tonë thëngjill dhe 85.416 tonë produkte të naftës.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se bruto prodhimi vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 81,2 për qind në bruto konsumin vendor të energjisë elektrike, derisa 97 për qind e thëngjillit të tërësishëm të harxhuar është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./mia
