Maqedoni

Është rritur mortaliteti në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013

25.06.2015 14:10

Numri i personave të vdekur në Maqedoni në vitin 2014 është rritur për 2,7 për qind në krahasim me vitin 2013 dhe arrin 19.718...

Numri më i madh janë i gjinisë mashkullore, 10.210 ose 51,8 për qind nga gjithsej të vdekurit, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
 
Numri i foshnjave të vdekura është 233 dhe pjesëmarjra e tyre gjithsej në numrin të personave të vdekur  arrin 1,2 për qind e 100 personave të vdekur.
 
Mosha mesatare te të vdekurit e gjinisë mashkullore arrin 69,9 vjet, përkatësisht 74,8 vjet te personat e gjinisë femërore, ose për 4,9 vjet moshë mesatare më e lartë vërehet te gratë.
 
Sikur në vitet e kaluara pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur me sëmundje të sistemit qarkullues, dhe atë në 57,2 për qind të rasteve nga gjithsej të vdekurit, pas së cilës vijojnë rastet  te të cilët si arsye  për vdekje paraqiten neoplazmat, 18,9 për qind.
 
Me 4,2 për qind janë rastet te të cilët arsye për vdekje janë endokrinat, sëmundjet nutrive dhe metabolike, me 3,6 për qind janë rastet te të cilët arsye për vdekje janë sëmundjet e sistemir respirator, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë./mia