Takimi trepalësh në Shenzhen, deklaratë për paqe, pa marrëveshje për Ukrainën

19.11.2026 15:58

Takim historik, deklaratë e përbashkët dhe mesazh kundër luftës bërthamore....

Takim historik, deklaratë e përbashkët dhe mesazh kundër luftës bërthamore. Pas 90 minutash bisedimesh në Shenzhen, Trump-i, Putin-i dhe Xi Jinping publikuan një deklaratë të përbashkët për paqen, duke u zotuar për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare dhe uljen e rreziqeve bërthamore. Dokumenti përfshin katër pika kryesore: reformat në OKB, sigurinë energjetike, kompetencat e gjykatave ndërkombëtare dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Të tre liderët u zotuan për ruajtjen e stabilitetit strategjik, duke përcjellë edhe një mesazh të përbashkët: lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.
 
“Armët bërthamore duhet të ndalohen dhe të shkatërrohen plotësisht. Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.”, - deklaroi presidenti i Kinës, Xi Jinping.
 
Përtej mesazheve për sigurinë globale, Ukraina mbeti një nga temat më të ndjeshme të takimit. Trump-i konfirmoi se për luftën kishte diskutuar me Putin-in, duke shprehur shpresën se të dyja palët dëshirojnë t'i japin fund asaj.
 
“Presidenti Putin dhe unë patëm një bisedë të gjatë. Shpresoj që edhe pala tjetër të dëshirojë t'i japë fund luftës.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Donald Trump. 
 
“Vendet tona kanë shumë interesa të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, përfshirë, natyrisht, edhe konfliktin në Ukrainë.”, - u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin. 
 
Ndërsa në Shenzhen përcilleshin mesazhe për stabilitet global, në Berlin rreth 40 delegacione, mes tyre presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, liderë evropianë dhe përfaqësuesit amerikanë Steve Uitkoff dhe Jared Kushner, diskutonin për një marrëveshje paqeje, garancitë e sigurisë dhe ndihmën për Kievin.
 
“Çështjet që kanë të bëjnë me Ukrainën duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e Ukrainës, ndërsa çështjet që kanë të bëjnë me Evropën duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e Evropës. Ky është i vetmi qëndrim që ne do ta pranojmë.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
Kryeministri polak Donald Tusk, duke reaguar ndaj deklaratës së Trump-it që Putin-in dhe Xi Jinping-un i cilësoi si miq, tha: “Zot, na mbro nga miq të tillë.”.
 
GAZMEND REXHEPI