MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

19.11.2026 15:57

Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”...

Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”, ku ka kontrolluar tokën dhe disa lëndë të para, për shkak të dyshimeve për krim ekologjik, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policia e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, pas marrjes së informacioneve operative dhe sigurimit të urdhrit nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, po kryen kontrolle dhe analiza të mostrave të dheut dhe të lëndëve të para. Veprimet po ndërmerren për të verifikuar dyshimet për kryerjen e mundshme të veprave penale në fushën e krimit ekologjik.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Dikasteri i Brendshëm nuk ka dhënë më shumë hollësi mbi aksionin, duke theksuar se pas përfundimit të kontrollit do të njoftohet opinioni. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)