QSHP: Nota mesatare e testimit ekstern 3,26
Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sot janë shpallur rezultatet nga testimi ekstern, pas përpunimit të të cilëve është konstatuar nota mesatare në arritjet e nxënësve prej 3,26...

Vitin e kaluar nota mesatare e arritjeve ishte 3,6, kumtoi Qendra Shtetërore për Provim.
"Nxënësit do të mund t'i shohin notat të cilat i kanë marrë dhe duke filluar prej nesër 26 qershor, e përfundimisht me 30 qershorin (e martë) do të mund të parashtrojnë ankesa pranë Komisionit Shkollor.
Gjatë parashtrimit të ankesës nxënësi ka të drejtë për rishikimin e testit, thuhet në kumtesën e Qendrës.
Arritje më të mira të testimit ekstern në nivel komunal kanë komunat Qendër 4,59, Vevçan 4,58, Аеrodrom 4,44, Каrposh 4,40, Kisella voda 4,26.
Në nivel të shkollave fillore rezultate më të mira të testimit ekstern kanë treguar shkollat "Llazo Tërpovski" nga Karposhi - 4,83, "Vojdan Çernodrinski" nga Karposhi - 4,80 dhe "Johan Hajnrih Pestaloci" nga Qendra me botmë mesatare - 4,76, "11 Tetori" nga Qendra - 4,75, "Goce Dellçev" nga Qendra - 4,74, "Kole Nedellkovski" nga Qendra - 4,72, Gjorgjija Pulevski" nga Aerodromi - 4,69, Luben Llape" nga Aerodromi - 4,67 dhe "Koço Racin" nga Qendra - 4,67.
Nga shkollat e mesme nota më të mira mesatare kanë SHMQSH ,,Rade Jovçevski Korçagin,, Shkup" me 4,31, SHMQSH Gjim. ,,Orce Nikollov,, Shkup" me 4,26, SHMKГ Gjim. ,,Josip Broz Tito,, Manastir" me 4,05, SHMK ,,Sv.Kliment Ohridski,, Оhër" me 4,02, SHMK Gjim ,,Goce Dellçev,, Kumanovë" me 3,82, SHMQSH ,,Nikolla Karev,, Shkup" me 3,81, SHMK Gjim. ,,Коço Racin,, Veles" 3,72, SHMK ,,Sllavço Stojmenski,, Shtip" 3,70, SHMKE ,,Јаne Sandanski,, Manastir" 3,68, "SHMQSH ,,Georgi Dimitrov,, Shkup" me 3,65.
Në bazë të të dhënave të përpunuara për nxënësit e klasave të nënta, nota mesatare është e tyre është 3.04. Për rezultatet e nxënësve të klasave të nënta erdhën gjithsej 223 ankimime nga të cilat 51 u pranuan, 144 u refuzuan kurse 28 janë pranuar pjesërisht (nëse nxënësi është ankuar në 5 pyetje kurse janë pranuar për korrigjim 2 pyetje).
Testimi ekstern u zbatua për nxënësit prej klasës së katërt në shkollat fillore dhe deri në vitin e tretë në shkollat e mesme, në periudhën prej 2 deri 10 qershor.
Nga gjithsej 183. 790 nxënësit e paraparë në këtë fazë, në nga dy lëndë janë testuar 177 478, kurse vetëm në një lëndë janë testuar 2 619 nxënës, ndërsa 3 693 nxënës fare nuk janë testuar. Nxënësit që kanë munguar me arsye do të testohen në sesionin e gushtit i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 20 gusht.
