Botë

Stoltenberg: NATO do mbështetje shtesë për Ukrainën

25.06.2015 14:57

NATO do t’i japë mbështetje shtesë Ukrainës, duke përfshirë edhe ndihmë në çaktivizimin e bombave...

Këtë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg, duke paralajmëruar se luftimet e ashpra mund të rikthehen në lindje të Ukrainës.

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit NATO-Ukrainë, Stoltenberg gjithashtu i bëri thirrje Moskës që të ndalojë ndihmën për separatistët pro-rusë.

Ai tha se NATO është duke krijuar një fond të ri besimi, i cili do të ndihmojë që të largohen minat dhe zbulimin dhe shkatërrimin e eksplozivëve të improvizuar.

Këto hapa, tha Stoltenberg, janë vitale për të shpëtuar jetë në konfliktin nga i cili kanë humbur jetën më shumë se 6,500 persona që prej prillit të vitit të kaluar.

Ai tha se aleanca është duke ndërmarrë hapa që hapësira ajrore të jetë më e sigurt në rajon.

Shefi i NATO-s bëri të ditur se Polonia, Norvegjia dhe Turqia do të fillojnë që të ndajnë të dhënat e kontrollit të trafikut ajror me Ukrainën, e cila, sipas tij, do të jetë kruciale, sepse “është një zonë jostabile ku ka luftime”.