Masa të reja për rastet e dhunës në familje, policia do ta njoftojë menjëherë Prokurorinë

20.11.2026 17:06

Policia do ta njoftojë menjëherë Prokurorinë...

Policia do ta njoftojë menjëherë Prokurorinë për çdo rast të raportuar të dhunës në familje, ndërsa prokurori do të koordinojë një ekip me inspektorë policorë dhe punonjës të qendrave për punë sociale. 
 
Kjo është një nga masat e dakorduara mes prokurorit publik Nenad Saveski, ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe ministrit të Politikës Sociale Gjoko Velkovski, njoftoi Prokuroria Publike. 
 
Protokolli parashikon sigurimin urgjent të ekspertizës për lëndimet, vlerësimin e rrezikut dhe mbledhjen e provave, për të mundësuar vendimmarrje të shpejtë dhe ndjekjen penale të autorëve. 
 
Në të tria institucionet do të caktohen persona kontakti të disponueshëm për koordinim dhe udhëzime urgjente. Sipas Prokurorisë, masat synojnë reagim më të shpejtë, mbrojtje dhe përkujdesje në kohë për viktimat, si dhe procedim më efikas të autorëve të dhunës para gjykatave.