KRRE,çmimi i energjisë mund të rritet për 2 deri në 3%
21.11.2026 14:20
Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë...

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nga nji janari mund të rritet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa ngrohja qendrore mund të shtrenjtohet për 6 deri në 8 për qind.
Kështu ka paralajmëruar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Aco Ristov, sipas të cilit do të ektë edhe një mënyrë të re të llogaritjes së tarifës së rrjetit, sipas së cilës amvisëritë që shpenzojnë më pak energji elektrike do të paguajnë një shumë më të ulët.
Kompanitë energjetike tashmë i kanë dorëzuar kërkesat e tyre financiare dhe teknike, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendimet përfundimtare deri në fund të vitit.
Qeveria paraprakisht ka paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të mbetet i pandryshuar pas Vitit të Ri.
