Kumanovë, rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal

21.11.2026 17:11

Edhe në rajonin e Kumanovës kohëve të fundit...

Edhe në rajonin e Kumanovës kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po vërehet prezenca e gripit sezonal. Jo vetëm institucionet shtetrore por edhe ordinancat private ditëve të fundit janë përplot me pacientë.
 
Simptomat kryesore me të cilat përballen qytetarët kryesisht janë temperatura e lartë, dhembje në fyt, kollitje si dhe lodhje. Por gjithashtu entetet shëndëtsore në qytetin e Kumanovës regjistrojnë edhe rritje të infeksioneve respiratore. Për arsye se pacientët janë të të gjitha moshave, mjekët rekomandojnë që të mos pritet shumë por të vaksinohen si masë preventive dhe mbrojtëse nga virozat e ndryshme.
 
"Më së shpeshti paraqiten qytetarë të cilët kanë probleme të tipit të sëmundjeve kronike obstruktive si astma, astma bronkitale, ringiti alergjik, të cilat çdo vit janë aktive në këtë periudhë. Por këtu janë edhe dhembjet në muskuj, kyçe, ngritja e temperaturës së trupit, dhembje fyti, hundës janë kryesisht astma bronkitale, e cila është mjaft e përfshirë dhe përcillet me frymëmarrje të rënduar", - tha Dr.Nikolla Stefanovski, mjek në Qendrën emergjente në Spitalin e Kumanovës.
 
Megjithatë mjekët porosisin se mbrojtja më efikase kundër gripit sezonal është imunizimi. Për këtë qëllim Kumanova bashkë me komunat fqinje disponojnë me 1.600 doza të vaksinave. Për krijimin e imunitetit nevojiten 2 javë. Derisa një pjesë e qytetarëve si mbrojtje nga gripi sezonal e shohin vaksinimin shumë të tjerë këtë e bëjnë përmes kujdesit në ushqim.(Fatlum Aqifi, TVM2)