Kërçovë: Me aktivitete të ngjeshura u shënua “Dita e alfabetit shqip”

21.11.2026 17:38

Me rastin e Ditës së Alfabetit shqip, në komunën e Kërçovës...

Me rastin e Ditës së Alfabetit shqip, në komunën e Kërçovës u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore që përkujtojnë këtë datë të rëndësishme të historiografisë shqiptare. Një manifestim kushtuar festave të nëntorit, u mbajtë në Qendrën memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti, përkujtoi sakrificën shekullore për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
 
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, kanë filluar që nga dita e premte, me çrast, në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe të
Kërçovës u prezentuan programe të larmishme kulturore. Një manifestim që përkujton këtë ditë të rëndësishme të kalendarit historik shqiptar, u mbajtë në Qendrën memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti, potencoi se shqiptarët kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, mund dhe sakrifica për çështjet e identitetit kombëtar. 
 
Në shenjë respekti për festat e nëntorit, të gjitha Bashkësive lokale të kësaj ane, iu ndanë flamuj kombëtar dhe u përcollë mesazhi i unitetit, respektit dhe nderimit për të gjithë ata që u sakrifikuan për jetësimin e idealeve kombëtare.
 
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit dhe Ditës së flamurit, do të vazhdojnë sonte, me manifestimin që do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Kërçovë.