KRRE: Çmimi i energjisë mund të rritet nga 2-3%, Mickoski: Nuk do të lejojmë shtrenjtim drastik
21.11.2026 18:10
Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë...

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari i vitit 2027 mund të rritet për 2, deri në 3 për qind, ndërsa ngrohja qendrore mund të shtrenjtohet për 6 deri në 8 për qind, kanë paralajmëraur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Kryemsinitri Hristian Mickoski thotë se Qeveria është e angazhuar në mbrojtjen e standardit të qytetarëve, duke mos lejuar rritje drastike të çmimeve të energjenseve.
"Për ne si qeveri qëllimi kryesorë është ta mbrojmë standardin e qytetarëve këtë dimër, përkatësisht të mos lejojmë rritje drastike kur janë në pyetje çmimet e energjeseve. Në këtë drejtim do të vazhdojmë ti zhvillojmë politikat tona. Kur bëhet fjalë për energjenset këtu mendoj në energjinë elektrike dhe çmimin e ngrohjes qëndrore që e shfrytëzojnë një pjesë e qytetarëve në kryeqendër, sepse ajo fitohet si rezultat i shfrytëzimit të gazit si lëndë primare." - u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Mickoski: Botën e pret një dimër jashtëzakonisht i vështirë
Kur e kemi parasysh uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet, vendi po përballet më së miri në rajon, thekson Mickoski. Sipas tij kur bëhet fjalë për energjinë, botën e pret një dimër jashtëzakonisht i vështirë, e sidomos Evropën.
"Atë që tërë kohën e paralajmërojë dhe tërë kohën e bëj të ditur për opinionin është se një dimër jashtëzakonisht i vështirë e pret botën, e sidomos Evropën kur bëhet fjalë për energjinë. Këtu mendoj për energjinë elektrike, më pas edhe për dizelin dhe benzina pa plumb. Këtu flas për çmime të larta, pasi nëse i shikoni bursat, do të konstatoni se gazi është 3 herë më shtrenjtë brenda një viti. Energjia elektrike një kohë të gjatë është 4 deri në 5 herë më e shtrenjtë nga ajo që ishte vitin e kaluar, apo vite më pas. Rezervat e gazit në Evropë janë në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit. Te ne dizeli dhe benzina janë nën një euro e gjysëm për litër, ndërsa në Gjermani janë mbi dy ero e gjysëm për litër." - deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Filipçe: Me shtrenjtimin e energjisë, do të shtrenjtohen të gjitha produktet
Ka reaguar kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, sipa të cilit, edhe pse nga Qeveria ishte paralajmëruar se çmimi i energjisë nuk do të shtrenjtohej, rritja e paralajmëruar nga KRRE do të shkaktojë edhe rritjen e çmimeve të produketeve tjera.
"Kryetari i komisionit rregullatorë, anëtari i grupit kriminal VMRO, Aco Ristov, bashkëshorjta e të cilit është anëtare e Këshillit gjyqësor, për çka poashtu ka vërejte në raportin e fundit evropian, për partizimin e gjyqësorit, paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë për 2 deri në 3%, si dhe të ngrohjes e cila tanimë është rritur për 5%, të shtrenjtohet për 6 deri në 8% shtesë. Kaq nga politikat ekonomike të këtij pushteti dhe aq nga dëshira për ta ruajtur e jo më për ta rritur standardin e qytetarëve. Çfarë do të ndodhë pas vitit të ri? Kjo rritje e çmimit të energjisë për 2 deri në 3% do të shkaktojë shtrenjtimin e bukvalisht të gjitha produkteve tek ne. Sipas raporteve të fundit vlera e shportës sindikale është rritur përsëri. Tani arrinë në 71 mijë denarë." - tha Kryetari i LSDM-së,Venko Filipçe.
Kompanitë energjetike tashmë i kanë dorëzuar kërkesat e tyre financiare dhe teknike, ndërsa Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të marrë vendimet përfundimtare deri në fund të vitit.(Naim Sinani, TVM2)
