Botë
Në Britaninë e Madhe jetojnë 64 milionë banorë
25.06.2015 15:42
Në Britaninë e Madhe, në fund të muajit qershorit të vitit 2014 ka pasur 64.596.800 milionë banorë...

Në Britaninë e Madhe, në fund të muajit qershorit të vitit 2014 ka pasur 64.596.800 milionë banorë, ose 491 mijë më shumë se një vit më parë, tregojnë të dhënat e fundit nga Zyra Kombëtare Britanike e Statistikave (ONS).
Sipas të dhënave të publikuara sot, rritja vjetore e popullsisë në mes të muajit qershorit të vitit 2013 dhe në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rezultat i 259 mijë refugjatëve dhe emigrantëve të regjistruar dhe 226 mijë sipas rritjes natyrale të popullsisë.
Madje 25 për qind e të gjitha fëmijëve të lindur në vitin 2013, kanë qenë të nënave të lindur jashtë Britanisë së Madhe.
Të dhënat tregojnë se në përgjithësi, numri i sapolindurve reduktohet dhe ky proces është nisur që nga viti 2012, kur edhe u regjistrua numri më i madh.
Në të njëjtën kohë, Britania "plaket", sepse çdo vit rritet numri i të rriturve dhe i të moshuarve. Në periudhën mes vitit 2013 dhe 2014, vendi kishte 11.4 milionë britanikë më të vjetër se 65 vjet, dhe tani ata përfaqësojnë 17.7 për qind të totalit të popullsisë në vend.
Rritje më të madhe për një vit është regjistruar në Angli, ku numri i popullsisë është për 450 mijë më i madh. Meritë për këtë ka kryeqyteti Londër, ku ka më së shumti banorë të rinj, si dhe pjesa juglindore e vendit.
Në pjesët tjera britanike, rritja e popullsisë është e matur.
Për një vit, Skocia ka 19 mijë banorë të rinj, dhe tani në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar jetojnë 5.3 milionë njerëz që përfaqësojnë tetë për qind të popullsisë së tërë vendit.
Në Uells popullsia është rritur për vetëm 9600 njerëz. Në këtë krahinë britanike tani jetoj diçka mbi tre milionë, ose pesë për qind të popullsisë britanike.
Irlanda e Veriut për një vit ka regjistruar 10.800 banorë të rinj, dhe tani në këtë krahinë britanike të ishullit irlandez ka 1.840.500 njerëz, e cila është tre për qind e popullsisë së Britanisë së Madhe./mia
