Zverev e mbyll sezonin në vendin e parë, Alcaraz fiton për herë të parë ATP Finals
23.11.2026 12:02
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz...

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka fituar për herë të parë në karrierën e tij turneun prestigjioz ATP Finals, duke rikthyer këtë trofe në Spanjë pas plot 28 vitesh. Herën e fundit që një tenist spanjoll e kishte fituar këtë garë ishte Alex Corretja.
Në finalen e zhvilluar në Torino, mposhti Alexander Zverevin në dy sete. Për Alcarazin, ky ishte titulli i 30-të në karrierë, me të cilin plotësoi koleksionin e trofeve më të rëndësishëm në tenis, pasi tashmë ka fituar të paktën nga një titull në secilin prej katër turneve Grand Slam.
Sezonin në vendin e parë të renditjes botërore e përfundoi gjermani Alexander Zverev me 10.350 pikë. Në vendin e dytë renditet italiani Jannik Sinner me 7.950 pikë, ndërsa i treti është spanjolli Carlos Alcaraz me 7.600 pikë.
