Alkalodi shënon fitore bindëse, GRK Ohri siguron kalimin në 1/8 e finales

23.11.2026 10:39

Skuadra e hendbollit Alkaloid...

Skuadra e hendbollit Alkaloid, ka regjistruar një fitore bindëse në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 së finales së Kupës Evropiane të EHF-së. 
 
Mbrëmjen e djeshme, në parket evndas, skuadra  nga kryqendra triumfoi me rezultat 32:23 ndaj përfaqësuesit slloven Gorenje. Ndeshja e kthimit në Slloveni do të zhvillohet fundjavën e ardhshme. 
 
Ndërkohë, GRK Ohri ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës Evropiane të EHF-së, pasi mposhti për herë të dytë skuadrën lituaneze Dragunas Klaipeda. 
 
Pas fitores bindëse 30:19 në ndeshjen e parë, “liqenasit” triumfuan edhe  në ndeshjen e dytë me rezultat 32:25, duke siguruar pa vështirësi kalimin në fazën tjetër.
 Kujtojmë se Alkaloid e fitoi këtë garë në vitin 2025, ndërsa Ohri është kampioni aktual i Kupës Evropiane të EHF-së.