Basketbollistët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Qipros

23.11.2026 10:45

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll...

 
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në basketboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Qipros, në kuadër të fazës së dytë të paraeliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2029. 
 
Përzgjedhësi Josep Maria Berrocal dhe stafi i tij teknik sot do t'i mbledhin basketbollistët në Shkup, ku është paraparë të zhvillohet edhe stërvitja e parë në palestrën sportive “Lazar Leçiq”. 
 
Maqedonia e nisi në mënyrë të shkëlqyer fazën e dytë, duke triumfuar në udhëtim ndaj Austrisë me rezultat bindës 91:59. Në fazën paraprake të kualifikimeve, kuqezinjtë përfunduan në vendin e parë të Grupit A, me gjashtë fitore në konkurrencë me Luksemburgun, Republikën e Irlandës dhe Azerbajxhanin. 
 
Ndërkohë, Qiproja në ndeshjen e zhvilluar në terrenin e saj mposhti Austrinë me rezultat 77:72. 
 
Përfaqësueset që do të përfundojnë në vendin e parë në secilin prej katër grupeve do të sigurojnë kualifikimin në fazën eliminatore për Kampionatin Evropian, ndërsa tetë ekipet e tjera do të vazhdojnë garat në fazën e tretë të paraeliminatoreve. 
 
Sipas kalendarit të garave, kuqezinjtë gjatë muajit nëntor do të zhvillojnë një ndeshje në Grupin F. Përballja kundër Qipros do të luhet të enjten, nga ora 18:00, në palestrën sportive “Lazar Leçiq” në Shkup.