Jashari shënon gol në fitoren e Milanit
23.11.2026 10:50
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka shënuar një gol të bukur...

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka shënuar një gol të bukur me fanellën e Milanit. Futbollisti nga Kumanova realizoi golin për 3:1 në minutën e 48-të, pasi ishte inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Frosinones.
Për shqiptarin 24-vjeçar, i cili përfaqëson Zvicrën, ky është goli i parë këtë sezon me fanellën e gjigantit italian.
Milani fitoi me rezultatin 5:1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
