Uji në Shkup është i sigurt për pije

23.11.2026 11:52

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" njofton...

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" njofton se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.

"Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" - Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
 
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 16.11.2026 deri më 20.11.2026 mori 196 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 196 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
 
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)", thuhet në njoftimin e NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime".