Pesë vite nga tragjedia e madhe e “Besa Trans” në Bullgari

23.11.2026 12:18

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgar...

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Më 23 nëntor 2021, rreth orës 2 të natës, një autobus nga Maqedonia u përplas dhe mori flakë në autostradën “Struma”, afër fshatit Bosnek, në jugperëndim të Sofjes. 

Viktimat po ktheheshin në Shkup nga një udhëtim në Stamboll, i organizuar nga agjencia “Besa Trans”. Mes të vdekurve ishin dymbëdhjetë fëmijë.
 
Hetimet treguan se autobusi nuk kishte licencë ndërkombëtare për transport udhëtarësh dhe se kishte kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. 
 
Pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, u dënua në mars 2024 me një vit e tetë muaj burg. Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim, dhe gjykata e dënoi sërish me 20 muaj burg.
 
Pesë vjet më vonë, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi të plotë. 
 
Tragjedia e Bosnekut mbetet një plagë e hapur për Shkupin dhe për mbarë vendin.