Sportet E Tjera

Majlinda, nder e krenari për krejt Shqiptarët

25.06.2015 16:21

Majlinda Kelmendi shpallet për të dytën herë xhudistja më e mirë e Kontinentit Evropian për vitin 2014 në ceremoninë që u mbajt në hotel ‘Heyat’ në Baku...

Majlinda Kelmendi shpallet për të dytën herë xhudistja më e mirë e Kontinentit Evropian për vitin 2014 në ceremoninë që u mbajt në hotel ‘Heyat’ në Baku nën patronatin e Federatës Evropiane të Xhudos”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.
 
Ai është i emocionuar për këtë çmim të madh të Majlindës, e cila në dhjetor të vitit të kaluar ishte shpallur xhudistja më e mirë e botës për të gjitha kategoritë. Majlinda apo luanesha që po sundon botën, po i bën krenar shqiptarët kudo që janë.
 
“Ndihem e lumtur për epitetin e më të mirës së Evropës, sepse është hera e dytë radhazi që triumfoj. Është ndjejë e jashtëzakonshme, sepse më jep kurajë për t’u rikthyer sa më shpejt dhe për Kampionatin Botëror që mbahet në gusht të këtij viti në Kazakistan. Më jep motiv të madh. Këtë çmim ia dedikoj familjes sime, trajnerit dhe gjithë shtetit të Kosovës dhe kudo shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë”, tha Majlinda. Driton, Majlinda po kalon të gjitha rekordet, sërish më e mira, cili është komenti juaj?
 
“Majlinda edhe për vitin 2014 shpallet xhudistja absolute më e mira në Evropë, nder e krenari për krejt shqiptaret kudo që janë. Shpresoj që edhe shoqet dhe shokët e Majlindës do të kanë fat e sukses në karrierë, sepse ajo po i thyen rekordet e Botës”, tha Kuka.
 
“Puna ime me nxënës ka jep fryte dhe jam më i lumturi në botë që kemi arrit ta ndërtojmë sportisten më të mirë në botë në sportin e Xhudos”, tha Kuka.
 
Tani çfarë synoni, cilin rekord? “Realisht na ka mbet edhe Lojërat Olimpike - Rio 2016 të fitojmë medalje, mandej po dal në pension si trajner.
 
Në fakt, Majlinda po shihet që po i mungon ekipit në Baku”, tha Kuka.