Maqedoni
Punëtori në pritje të Samitit botëror për klimën në Paris
25.06.2015 16:37
Në pritje të Konferencës botërore për ndryshime klimaterike, e cila do të mbahet në Paris, prej 30 nëntor deri më 11 dhjetor të këtij viti...

Në pritje të Konferencës botërore për ndryshime klimaterike, e cila do të mbahet në Paris, prej 30 nëntor deri më 11 dhjetor të këtij viti, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Zyrën e UNDP-së në Maqedoni do të organizojnë një sërë aktivitetesh me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për çështjen e ndryshimeve klimaterike dhe mjedisit jetësor.
Ambasadorja franceze, Lorens Oer në takimin e sotëm me redaktorët dhe gazetarët e më shumë medieve e nënvizoi rëndësinë e kësaj konference globale nikoqir i së cilës do të jetë Parisi.
"Më 31 nëntor në Paris do të mbahet ngjarja më e madhe diplomatike të cilën do ta organizojë Franca, ndërsa ka të bëjë me sfidat e ndryshimeve klimaterike të shpjegohet se çfarë duhet bërë që të ndryshojë vetëdija te njerëzit. Do të organizohen më shumë punëtori me qëllim që ta nxisim vetëdijen te qytetarët. Edhe zëri i Maqedonisë e ka po të njëjtën peshë si edhe vendet e tjera, pasi posedon potencial, i cili do të kontribuojë në nivelin botëror në mënyrë më efikase të luftojmë kundër ndryshimeve klimaterike", tha Oer.
Sipas Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e KB-së dhe përfaqësuesve e përhershme UNDP-së në Shkup, qëllimi i aktiviteteve të cilat do të paraprijnë deri në mbajtjen e konferencës botërore në Paris është i dyfishtë - të informohet opinioni dhe të gjithë të rinjtë të bashkohen dhe të kontribuojnë për uljen e kanosjeve klimaterike.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi e theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët të palëve të involvuara në ballafaqimin me ndryshimet klimaterike dhe në këtë kontekst në informimin e mirë të opinionit, ndërsa i theksoi edhe përgatitjet e autoriteteve të Maqedonisë për Samitin në Paris.
"Projekt-dokumenti për të ashtuquajturat 'kontribute nacionale përkatëse për ndryshime klimaterike, të cilat e përcaktojnë nivelin e ambicies së shteti tonë për zbutjen e ndryshimeve klimaterike është përpunuar. Niveli i propozuar i ambicies është në vitin 2030 të arrihet ulja e emetimeve për 30, gjegjësisht për 36 për qind gjatë nivelit më të lartë të ambicjes në raport me skenarin referent. Zvogëlimi ka të bëjë me emetime CO2 nga djegia e lëndëve fosile me pjesëmarrje dominuese në sektorët për furnizim me energji elektrike, ndërtesa dhe transport, me të cilat mbulohen pothuajse 80 për qind e emetimeve të përgjithshme të gazrave-sera", tha Izairi.
Ai shtoi se Projekt-dokumenti është vendosur në ueb faqen e MMJPH për të pasur mundësi për vërejtje nga palët e involvuar, ndërsa në korrik do të përgatitet informacioni deri te Qeveria, me ç'rast në shtator dokumenti do të shtrohet deri te Sekretariati i Konventës së KB-së për ndryshime klimaterike.
Ndryshe, Bertran Rie, përfaqësues i Ambasadës së Francës, duke folur për organizimin e konferencës në Paris, tha se planifikohen disa punëtori tematike në Maqedoni prej të cilave e para është paraparë të mbahet më 1 korrik në Institutin francez në Shkup.
Në konferencën e ndryshimeve klimaterike në Paris do të ketë 40.000 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve edhe disa mijë gazetarë./mia
