Ekonomi
Ngrohja dhe rryma shtrenjtohen nga janari, KRRE-ja do të vendosë për tarifat e reja
23.11.2026 19:00
Rrezikohet shtrenjtimi i ngrohjes qendrore pas Vitit të Ri...

Rrezikohet shtrenjtimi i ngrohjes qendrore pas Vitit të Ri. Kompanitë e furnizimit me energji termike kërkojnë rritjen e tarifave – „EEM Furnizimi“ dhe „Shkupi Veri“ me 7,5 për qind, ndërsa „EEM Energjetika“ me 7,2 për qind. Rritje edhe më të larta të tarifave propozohen për personat juridikë. Si arsye kryesore, furnizuesit përmendin shtrenjtimin e gazit, i cili ndikon drejtpërdrejt në kostot e prodhimit. Nëse tarifat e propozuara miratohen, ato do të hyjnë në fuqi më 1 janar. Me dy korrigjimet e mëparshme të çmimit, ngrohja qendrore tashmë është shtrenjtuar për 11 për qind. Paralelisht, nga 1 janari, amvisëritë mund të përballen edhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 2 deri në 3 për qind. Kryeministri Mickoski deklaron se do të përdoren të gjitha mekanizmat për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.
“Me të gjitha mjetet e mundshme do ta mbrojmë standardin e qytetarëve, edhe pse çmimi në bursa është katër deri në pesë herë më i lartë se ai që e ka dhënë AD ESM. Por këtu kemi përgatitur një model inovativ biznesi, të cilin po e diskutojmë me udhëheqësinë e AD ESM-së. Këtë javë, të shtunën, unë do të jem i pranishëm dhe do të mbaj një kolegjium në REK Manastir, së bashku me njerëzit e REK Manastirit, si shtylla kryesore dhe boshti i stabilitetit energjetik në Maqedoni. Pra, po punojmë dhe mbetemi shtet me çmimet më të ulëta të energjisë, përkundër faktit se nuk kemi shumë burime energjetike që janë resurse tona natyrore.”, tha kryeministër i RMV- së, Hristijan Mickovski.
Tani radha është e Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili duhet të bëjë përllogaritjet përfundimtare. Kompanitë energjetike tashmë i kanë dorëzuar kërkesat e tyre financiare në KRRE, ku kërkohet rritja e çmimeve. Vendimet për tarifat e reja pritet të merren në periudhën në vijim dhe të hyjnë në fuqi më 1 janar.
