Maqedoni

Zjarr në parkingun e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale

23.11.2026 19:19

Disa autobusë të forcave speciale të policisë greke janë përfshirë nga flakët pasditen e së hënës, në zonën Gudhi të Athinës....

Disa autobusë të forcave speciale të policisë greke janë përfshirë nga flakët pasditen e së hënës, në zonën Gudhi të Athinës.
 
Sipas policisë greke, zjarri ka nisur në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po parkohej pranë automjeteve të tjera. Flakët më pas janë përhapur edhe te autobusët e parkuar afër tij.
 
Autoritetet sqaruan se në momentin e incidentit automjetet ishin bosh dhe nuk është raportuar për persona të lënduar.
 
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.
 
Autobusët e dëmtuar ishin të vjetër, por ende në përdorim, ndërsa policia greke ka porositur 60 autobusë të rinj për rinovimin e flotës së saj.