Botë
Danimarkë, Gjykata e Lartë mbështet ligjin për zhvendosjen e banorëve nga lagjet e emigrantëve
23.11.2026 21:04
Gjykata e Lartë e Danimarkës ka vendosur se ndërprerja e kontratave të banimit për 91 familje në lagjen Nøjsomhed nuk përbën diskriminim etnik...

Gjykata e Lartë e Danimarkës ka vendosur se ndërprerja e kontratave të banimit për 91 familje në lagjen Nøjsomhed nuk përbën diskriminim etnik, duke mbështetur zbatimin e ligjit të njohur si “ligji i getove”.
Vendimi lidhet me një çështje të ngritur nga shtatë familje, të cilat kundërshtuan largimin nga banesat, duke pretenduar se masa ishte diskriminuese për shkak të origjinës së tyre etnike.
Sipas gjykatës, kriteri ligjor që lidhet me emigrantët dhe pasardhësit e tyre nga vendet jo-perëndimore është neutral dhe nuk është provuar se grupe të caktuara etnike janë vendosur në pozitë të pafavorshme.
Ligji, i miratuar në vitin 2018, mundëson zhvendosjen e banorëve dhe ristrukturimin e lagjeve me përqendrim të lartë të emigrantëve nga vendet jo-perëndimore. Qeveria daneze e arsyeton këtë politikë me synimin për të nxitur integrimin dhe për të luftuar segregimin.
Megjithatë, vendimi është kritikuar nga avokati i familjeve të prekura, i cili vlerëson se gjykata është përqendruar te formulimi i ligjit dhe jo te pasojat e zbatimit të tij në praktikë.
