Maqedoni
Çavkov nuk komenton raportin e Pribe-së për DSK-në
25.06.2015 17:23
Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, nuk dëshiron të komentojë raportin e Pribe-së me vërejtjet ndaj policisë dhe DSK-së...

Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, nuk dëshiron të komentojë raportin e Pribe-së me vërejtjet ndaj policisë dhe DSK-së, por ai ka bërë të ditur se për secilin rekomandim janë formuar grupe pune.
Është formuar një trup i Ministrisë së Brendshme që do të koordinohet në nivel të qeverisë, ka thënë Çavkov.
“Tashmë është përpiluar edhe planveprimi me masa dhe aktivitete konkrete nga subjektet e angazhuara për realizmin e rekomandimeve që janë dhënë në raport. Mendoj se është siguruar një kornizë konsistente për aktivitetet e të gjitha subjekteve të përfshira në realizmin e rekomandimeve. Pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë, i cili tashmë është strukturuar në planveprim, ka të bëjë me ndryshimin e ligjeve për një rregullim më preciz të problematikës së përgjimit... DSK-ja, pra për secilin rekomandim ka grup pune, punojmë në mënyrë intensive, si dhe jemi në koordinim me KE-në. Do të kërkojmë zgjidhje konsistente, sipas standardeve evropiane”- deklaroi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.
Raporti i Rejnahrd Pribe-së kishte të bënte me punën e DSK-së, e cila thuhet se ka kryer shpërdorime, shkelje ligjore, ndërhyrje në organet shtetërore për llogari të shtetit.
REJHANE BUSHI-METAJ
