Ismajli do t’i mungojë Torinos për disa javë
Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli...

Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, do të humbasë ndeshjet e radhës kundër Lazio-s, Genoa-s dhe Inter-it në kampionatin italian. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Torino-s, la fushën i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli-t në Serie A.
Dhe duket se ai do të mungojë disa javë, sipas shtypit sportiv italian, pasi ka një problem të dyfishtë fizik.
Vizitat e detajuara kanë treguar një problem muskulor në kofshën e majtë për lojtarin kuqezi, ndërkohë që ka edhe një frakturë në dorën e djathtë, që duhet të operojë. Ismajli do të humbasë kështu ndeshjet me Lazio-n, Genoa-n dhe Inter-in.
Futbollisti 30-vjeçar, i cili prej disa vitesh luan në Itali, është një pikat kryesore të Torino-s. Po ashtu, edhe në Kombëtaren shqiptare Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm.
