Eurohendboll 2026, Maqedonia po e ngrit formën në Turqi

24.11.2026 14:49

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra ka vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.  Ajo sot ka udhëtuar  për në Ankara të Turqisë, ku nga data 27 deri më 29 nëntor, do të marrë pjesë në një turne ku do të garojnë edhe Turqia, Finlanda dhe Italia.

Këto tri ndeshje do të jenë vendimtare për harmonizimin përfundimtar të ekipit dhe ngritjen e formës para fillimit të kampionatit.

“Euro 2026”,  do të zhvillohet nga 3 deri më 20 dhjetor në Rumani, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Turqi. Maqedonia është pjesë e Grupit B, ndërsa ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në qytetin rumun Kluzh-Napoka.

Kundërshtarët e përfaqësueses  së vendit në këtë kampionat kontinental do të jenë nikoqirja Rumania, Zvicra dhe kampionia aktuale evropiane, Norvegjia.

Maqedonia debutimin e saj në “Euro 2026” do ta bëjë në përballjen me Zvicrën, ndaj së cilës do të luajë në xhiron e parë, më 4 dhjetor. (Safet Ademi, TVM2)