Milvoki i dha fund serisë prej 13 humbjeve
Natën mes të hënës dhe të martës në NBA, kanë vazhduar garat. L.A Klipers e pësuan disfatën e katërt me radhë, ndërsa Milvoki i dha fund serisë prej 13 ndeshje pa fitore. Hjustoni mundi L.A Klipers...

Milvoki, në transfertë me 116:111 e mundi Toronton dhe kështu i dha fund serisë prej13 humbjeve rresht. Më të spikatur tek skuadra fituese ishin Tajler Hiro që ndeshjen e mbylli me 32 dhe Majls Tarner me 27 pikë, me të cilat Baks-ët, iu gëzuar fitores së parë pas asaj nga Indiana me 26 tetor.
Kjo seri pre 13 humbjeve ishte më e gjata në historinë e klubit. Në radhët e Torontos e cila pësoi disfatën e shtatë në tetë ndeshjet e fundit më i spikatur me 31 pikë ishte Skoti Barns.
Ndërsa basketbollistët e Hjuston-it, mbrëmjen e kaluar në terren vendas me 116:104 e mundër L.A Klipers. Deri tek kjo fitore vendasit u drejtuan nga Kevin Durent me 32 pikë, ndërsa turku Shengy dhe Tompson shtuan nga 20 pikë.
Në anën e kundër me 26 pikë dhe 8 asistime më i miri ishte, Darijus Garland. Për “klipersat, kjo ishte humbja e katërt me rradhë.
Në ndeshjet e tjera – Feniksi pas vazhdimeve me 123:119 e mundi Nju Orleansin. L.A Lejkers, në parket venas me 109:94 e mundi Jutën. Indiana me fitoren 125:120 në terren vendas ndaj Oklahomës i dha fund serisë prej katër humbjeve.
Bruklin e pësoi humbjen e pestë, të cilën ua shkaktoi Minesota me 142:116. (Safet Ademi, TVM2)
