Maqedoni
LSDM kërkon të ndërpritet testimi ekstern: qeveria fajtore për rezultatet e dobëta
25.06.2015 17:32
LSDM-ja opozitare ka akuzuar qeverinë për rezultatet e dobëta të nxënësve në testimin ekstern dhe kërkon që i njëjti proces të ndërpritet në Maqedoni...

Sipas LSDM-së, qeveria është fajtore për situatën kaotike me testimin ekstern dhe për kaosin në sistemin arsimor në përgjegjësi.
“Testimi esktern i nxënësve, si projekt provokoi shumë frustracione, i detyroi nxënësit të mësojnë përmendësh, iu mundësua qeverisë të ushtrojë rreptësi, t’i malltretojë prindërit dhe i degradoi arsimtarët. Vendimet e këqija ligjore, përfshirë edhe testimin ekstern, krijuan kaos në procesin arsimor”- deklaroi Petar Atanasov nga LSDM.
Sipas LSDM-së, qëllimi kryesor i këtij projekti strategjik, i ashtuquajtur testim ekstern, të cilin qeveria e Nikolla Gruevskit e shpiku, është për t’u kontrolluar dhe përjashtuar nga puna të gjithë ata të cilët nuk janë të dëgjueshëm dhe nuk i zbatojnë çmenduritë e tyre.
REXHEP QAMILI
