Liga e Kampionëve, Real Madrid – PSV përballen pas 37 viteve
Java e pestë e Ligës së Kampionëve, nis sonte me nëntë ndeshjet sa janë në program. Në dy prej këtyre përballjeve pritet në fushë të dalin tre futbollist shqiptar. Vetëm Real Madridi dhe PSG-ja, kanë sukses maksimal katër nga katër...

Manchester City dhe Napoli do të dalin në fushë sonte në mbrëmje për ndeshjen e javës së 5-të të Fazës së Ligës së Kampionëve. Vendasit janë aktualisht midis tetë ekipeve të para në grup dhe synojnë të kualifikohen direkt për raundin e 16-shes. Napolitanët janë aktualisht në vendin e 27-të në tabelë dhe jashtë çdo pozicioni kualifikues. Tek skuadra napolitane pritet të del në fushë Amir Rahmani.
Po ashtu pritet që Thomas Strakosha dhe Stavros Pilos të luajnë si titullar në Champions me AEK Athinë kundër Komo në transfertë. Gjithashtu edhe në ndeshjen Leipcig – Lens, në fanellën e skuadra gjermane të luajë Brajan Gruda.
Në kohë të njëjtë Real Madrid do përballet me PSV-në. “Mbretërit” sonte do kërkojnë fitoren e pestë sezonale tek kampionët. Kjo do jetë përballja e dy ish kampionëve pas plotë 37 viteve.
Real Madrid dhe kampioni aktual evropain PSG-ja, janë dy skuadrat me sukses maksimal. Pa humbje janë edhe Arsenali me 1 barazim dhe Bayern Munich me dy barazime. Arsenali në terren vendas përballet Borussia Dortmund. (Safet Ademi, TVM2)
