Maqedoni

Qendra për Emigrantë në Gazi Babë, Komuna e Çairit kërkon zhvendosjen e saj

25.06.2015 18:18

Lidhur me trajtimin e emigrantëve reagoi edhe Komuna e Çairit...

Lidhur me trajtimin e emigrantëve reagoi edhe Komuna e Çairit, e cila kërkon zhvendosjen e Qendrës për Pritjen e Emigrantëve, e cila ndodhet në lagjen e Gazi Babës.

Kjo qendër nuk plotëson as nevojat elementare për jetesë, vlerëson Rami Qerimi nga Komuna e Çairit, sipas të cilit, objekti duhet zhvendosur, pasi ai është vendosur në lagjen më të populluar të kësaj komune.