“Eurobasket 2029”, Maqedonia vazhdon stërvitjet para ndeshjes me Qipron

25.11.2026 12:05

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj, sot në përbërje të plotë ka vazhduar “mini përgatitjet” për ndeshjen me Qipron, e vlefshme për parakualifikueset për “euro 2029”.

I fundit që iu bashkangjit ekipit përfaqësues është Mozes Rajt, i cili mbrëmjen e kaluar luajti me skuadrën e tij Olimpia Milano.

Maqedonia fazën e dytë të këtyre paraeliminatoreve në grupin “G” i nis me fitoren e thellë 91:59 ndaj Austrisë. Po ashtu edhe qipriotët  në ndeshjen e parë e mundën pikërisht Austrinë.

Në përbërje të ekipit përfaqësues për këtë ndeshje sikurse edhe në takimet e mëparshme do të jenë:- Lejson Zeqiri, Valmir Kakruki si dhe Rezart Memedi.

FIBA Europ, ka përcaktuar zyrtarët e saj për këtë ndeshje. Refer do të jenë francezi Valentin Olio dhe gjerogjianët:- Kiril Tvauri si dhe Mikel Vartanov.

Katër përfaqësueset e para të grupeve kualifikohet në eliminatoret kryesore për evropianin e ardhshëm të basketbollit, ndërsa tetë të tjerat do luajnë në raundin e tretë paraeliminator. Kualifikim direkt në “eurobasket 2029” kanë siguruar katër vendet bashkoranizatore – Spanja, Sllovenia, Greqia dhe Estonia.

Përballja Maqedonia e Veriut – Qipro do të zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 18:00, në sallën sportive „Lazar Leçiq“ në Shkup, me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM.