E. Pelisteri mposhti Gdanjskun, skuadra nga Manastiri mbetet në garë për vendin e dytë në grup
Hendbollistët e Eurofarm Pelister...

Hendbollistët e Eurofarm Pelisteri, shënuan fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës Evropiane të EHF-së, pasi në Manastir mposhtën bindshëm kryesuesin e grupit, Gdanjskun, me rezultat 34-27.
Kuzmanovski ishte golashënuesi më i mirë te Pelisteri me tetë gola. Me këtë fitore, Pelisteri mbetet në garë për dy vendet e para në Grupin G dhe për kualifikim në fazën tjetër të Ligës Evropiane.
Një shërbim të madh manastirasve, iu bëri Gummersbachu, i cili e mposhti bindshëm La Riohën me 42-26. Me këtë humbje, skuadra spanjolle i humbi gjasat për të përfunduar në njërin nga dy vendet e para në Grupin G.
La Rioja mbetet me tri pikë, ndërsa E. Pelisteri renditet në vendin e tretë me pesë pikë. Në krye të grupit janë Gummersbachu dhe Vojbezhja, me nga gjashtë pikë.
Pikërisht La Rioja do të jetë kundërshtari i fundit i skuadrës nga Manastiri në fazën e grupeve.
Me një fitore eventuale, Pelisteri do ta siguronte njërin nga dy vendet e para dhe kualifikimin në fazën tjetër, pavarësisht rezultatit të përballjes ndërmjet Vojbezhjes dhe Gummersbachut. Kjo vjen si rezultat i bilancit më të mirë në ndeshjet mes vete mes Pelisterit dhe Vojbezhjes polake.
Ndeshjet e xhiros së fundit në Grupin G do të zhvillohen të martën e ardhshme.
